Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Pulisic, “heroi” i kuqezinjve: Dy ditë më parë isha vërtet i mbaruar dhe sonte…
9 Dhjetor 2025 7:14 Alfred Lleshi I thirrur në minutën e fundit, pas dy ditësh me temperaturë 39°, Pulisic e vendosi ndeshjen e Milanit në Torino me një dopietë si zëvendësues, duke arritur kuotën e 9 golave sezonalë (7 në kampionat, vendi i parë në listën e golashënuesve bashkë me Lautaro Martínez). “Dy ditë më parë isha vërtet i mbaruar, – tha pas ndeshjes, – sot u ndjeva shumë më mirë. Jam i lumtur që erdha këtu për ta ndihmuar skuadrën. Ishte pak e çuditshme, po dua të kem më shumë ritëm. Skuadra po bën shumë mirë këtë sezon, mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Dje nuk e dinim nëse mund të luaja, por sot në mëngjes u ndjeva shumë më mirë. Jam i lumtur për golat,...