Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ngjarja tronditëse pas nofkës ‘Noti’! Labi thotë se djali i tij ka qenë duke u mbytur në det
Një përplasje e fortë ka ndodhur gjatë javës që lamë pas në Big Brother VIP, mes Labinot Rexhës dhe Londrim Mekajt. Sqarimi erdhi pasi Londrimi përdori nofkën “Noti” për t’ju drejtuar Labinotin, një emër që i ka sjellë këngëtarit një traumë të rëndë nga e kaluara. Labinoti shpjegoi se kjo nofkë i lidhet një ngjarjeje tragjike të vitit 2006, kur djali i tij për pak sa nuk u mbyt në det në Francë. Ai tregoi se kjo përvojë ka lënë pas një traumatizëm të thellë dhe e gjithë familja e tij ka zhvilluar fobi ndaj ujit. “Kjo ka ndodhur në vitin 2006, kemi fobi gjithmonë nga uji,” tha ai, duke shtuar se ky është një kujtim i dhimbshëm dhe i pashlyeshëm për familjen e tij....