Lot dhe emocione në AGT, dy talentet që kalojnë në finalen e madhe

Lot dhe emocione në AGT, dy talentet që kalojnë në finalen e madhe

Është mbyllur mbrëmja e parë gjysmëfinale e Albania’s Got Talent në Vizion Plus këtë të hënë. Mes shumë emocioneve, lotëve të gëzimit dhe atyre të hidhërimit, 10 konkurentë performuan në skenën magjike të AGT, por në fund vetëm dy prej tyre patën mundësinë të kalojnë në finalen e madhe. Katër anëtarët e jurisë, Agron Llakaj, Kastro Zizo, Elsa Lila dhe Adelina Ismajli, e patën të vështirë të përzgjidhnin vetëm dy nga 10 konkurentët e mbrëmjes së sotme, pasi të gjitha performancat ishin fantastike. Grupi i kërcimit hip-hop “Future Steps” dhe klarinetisti Erdenaj Sali ishin ata që kaluan këtë të hënë në finalen e madhe. Për të gjithë ju që nuk patët mundësi ta shihni LIVE, ju ftojmë ta ndiqni përmes linkut tonë në YouTube.