Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kanë rënë dakord që Turqia të jetë garantues që gazi rus të vazhdojë të rrjedhë drejt Hungarisë, tha Orban sot. Hungaria e ka ruajtur varësinë e saj nga energjia ruse që prej fillimit të luftës në Ukrainë, pavarësisht se është përballur me kritika nga disa aleatë të vet në Bashkimin Evropian dhe NATO. Hungaria nënshkroi marrëveshje 15-vjeçare me Rusinë në vitin 2021 për të blerë 4.5 miliardë metra kub gaz çdo vit dhe e rriti sasinë e blerjeve nga Gazprom vitin e kaluar, duke importuar rreth 7.5 miliardë metra kub gaz rus përmes tubacionit TurkStream. “Sot u pajtuam me presidentin që ju, Turqia, do të garantoni për rrugën, në mënyrë që ne të mund ta transportojmë...