Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

Vala e zjarreve ka arritur kulmin në Australinë juglindore, duke përfshirë Uellsi e Ri Jugor dhe shtetin ishullor të Tasmanisë, ku situata mbetet tejet e rrezikshme. Autoritetet konfirmojnë viktimën e parë, një zjarrfikës 59-vjeçar nga Uellsi i Ri Jugor, i cili humbi jetën pasi u godit nga një pemë gjatë përpjekjeve për të vënë nën kontroll flakët pranë qytetit Bulahdelah. Zjarret kanë shkatërruar rreth 40 shtëpi në dy shtetet më të prekura, ndërsa vetëm në Uellsin e Ri Jugor ka 52 vatra, nëntë prej të cilave janë jashtë kontrollit. Edhe Tasmania po përballet me dëme të rënda, ku 19 banesa u dogjën në komunitetin bregdetar të Dolphin Sands gjatë fundjavës. Qeveritë federale dhe shtetërore kanë aktivizuar menjëherë masat e ndihmës për komunitetet e prekura, duke...