Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Probleme në ekonominë gjermane, numri i bizneseve dhe personave që shpallën falimentin kap shifra rekord, ja sa do i kushtojë Gjermanisë
Numri i kompanive gjermane që do të falimentojnë këtë vit ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2014 dhe ekspertët besojnë se “ende nuk është arritur kulmi” i këtij trendi. Sipas agjencisë së vlerësimit të kreditit Creditreform, rreth 23,900 kompani në Gjermani do të kenë deklaruar faliment deri në fund të vitit, 8% më shumë se vitin e kaluar. Në vitin 2014, sipas shifrave zyrtare, 24,100 kompani u mbyllën në Gjermani. “Ende nuk e kemi arritur kulmin”, tha drejtori ekzekutiv i Creditreform, Bernd Buttoff, për kanalin e parë të televizionit publik gjerman ARD, duke shtuar se vlerësimet e kreditit po bien vazhdimisht në shumë sektorë biznesi, ndërsa shumë individë tani po detyrohen gjithashtu të falimentojnë. “Ne presim që numri i falimentimeve të konsumatorëve...