Konkurrentja e “BBVK” zbulon se nuk mund të bëhet nënë: Jam pajtuar, s’ma lejon shëndeti

Konkurrentja e “BBVK” zbulon se nuk mund të bëhet nënë: Jam pajtuar, s’ma lejon shëndeti

Në një moment shumë emocional në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, banorja Sasa Hoda ka ndarë një rrëfim të dhimbshëm dhe të sinqertë për jetën e saj personale dhe pengesat që ka për të qenë nënë. Gjatë një bisedë me Labinot Rexhën, Sasa ka hapur zemrën dhe ka zbuluar se arsyeja pse nuk mund të bëhet nënë është shëndeti i saj i brishtë. Ajo ka treguar se ndonëse ëndërron të ketë një familje, mjekët e kanë paralajmëruar që shtatzënia mund të rrezikonte jetën e saj. “Nuk mundem me qenë nënë kurrë, shëndeti im nuk ma lejon,” ka shprehur ajo me dhimbje. Sasa e ka pranuar këtë realitet të hidhur dhe, megjithë dëshirën për të pasur fëmijë, ka bërë zgjedhjen e vështirë për të...