Dinamo, Daja: U treguam të zgjuar, vazhdojmë kështu

Dinamo, Daja: U treguam të zgjuar, vazhdojmë kështu

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja dha mendimin e tij pas fitores 0-3 ndaj Flamurtarit. “Unë do të thoja që ishte ndeshje e vështirë. Flamurtari vinte nga një fitore me Egnatian që kryeson tabelën, kishte një entuziazëm dhe anë psikologjike të mirë. Ne vinim nga një fitore gjithashtu. Ndeshjet në Vlorë janë të bukura sepse tifozët vlonajtë i qëndrojnë afër ekipit. E vështirë ishte edhe prej terrenit, mund të bëhej lojë më e mirë. Ky terren do sakrificë më të madhe, e bënë edhe lojtarët tonë. Ne ishim cinikë përpara, me shënimet e golave. Flamurtari u hodh me shumë forca përpara, duke lënë hapësira mbrapa, duke i shfrytëzuar me kundërsulme. Sigurisht që manovra na vështirësoi, sepse kur do kalosh me ndërtim nga poshtë terreni duhet të...