Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

Shqipëria përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të dhjetorit ‘90 që shënoi rënien e diktaturës komuniste. Ish amabsadori Edmond Trako thotë se në mbledhjen me studentët, ku dhe ai ishte pjesë, Ramiz Alia u kishte thënë se nuk i dinë të gjitha, lidhur me atë se çfarë pritej të ndodhte. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Trako u shpreh se Sali Berisha e nisi atë për rrëzimin e bustit të ish diktatorit Enver Hoxha. Trako shtoi se pati betejë për pushtet, që në ditët e para të pluralizmit. “Një pjesë të këtyre që do them, unë i kam jetuar edhe nga afër. Duke nisur që nga momenti, Meçja dhe Skënderi ishin të pranishëm, Ramizi atje përdori edhe një batutë. Kur u acarua pak situata brenda,...