Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!
Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se ka nisur i vetëm një protestë kundër Edi Ramës, pasi ai po sulmon Gjykatën Kushtetuese. Teksa është shfaqur në një video të shpërndarë në rrjetet sociale i ulur në një karrige para Kryeministrisë, Lapaj tha se pas 3 vitesh protesta në shesh për rritjen e çmimeve, sonte do të qëndrojë aty, ndërsa të martën do të dorëzojë kërkesën për protestën në polici. Lapaj i ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen nismës së tij, ndërsa u shpreh i vendosur se nuk do të lëvizë prej andej për ditë me radhë. “Do thoni ju cfarë bën në këtë orë tek kryeministria. Kisha 3 vjet që nuk kisha zbritur në shesh për të protestuar. Sot është 8 dhjetori,...