Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zelensky hedh poshtë lëshimet territoriale të Ukrainës: Nuk futet aspak në planin e paqes
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë çdo mundësi për lëshime territoriale në kuadër të një plani të reduktuar paqeje me 20 pika, të mbështetur nga SHBA, duke theksuar se Ukraina “nuk ka të drejtë të heqë dorë nga territoret e saj” dhe duke refuzuar propozimet për të shkëmbyer tokë me garanci sigurie. “Ka pasur 28 pika, tani janë 20. Ne kemi ecur në këtë drejtim dhe, pikat jo-ukrainase janë hequr,” u shpreh Zelenski para gazetarëve përmes një video-thirrjeje, siç citohet nga Interfax-Ukraine, duke përsëritur se nuk është arritur asnjë kompromis në çështjen territoriale. Ai theksoi se çështja e territorit për garanci sigurie “nuk është në tryezë”, duke iu referuar Kushtetutës së Ukrainës, ligjit ndërkombëtar dhe asaj që ai e përshkroi si një detyrim...