Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vajza e Donald Trump ndan foton, ja librat që po lexon për të mësuar më shumë rreth Shqipërisë dhe Ballkanit
Vajza e Donald Trump dhe gruaja e Jared Kushner, një nga investitorët në ishullin e Sazanit ka ndarë në media sociale kërkimet që ajo po bën rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në një foto të postuar në llogarinë e saj në Instagram vajza e presidentit amerikan shfaqen 3 libra: ‘Albania: From Anarchy to Balkan Identity’ nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, ‘The Albanians: A modern history’ po nga Miranda Vickers dhe ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ nga Ismail Kadare. Poshtë 3 librave Ivanka ka shkruar: ‘Kërkim!’. Top Channel