Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
A po dështojnë protestat e PD? Ja si përgjigjet Luan Baçi
Luan Baçi, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se foltorja e PD-së po e bën punën e saj, pavarësisht shifrave të pjesëmarrjes. “Nuk kemi thënë ne që ajo foltorja e orës 18:00 e çdo dite të hënë do të vihet atje dhe atë ditë që do vihet do rrëzohet Rama. Ajo u krijua si rezultat i një bllokade të vërtetë në Parlament, i ndërprerjeve të seancave parlamentare për ligje shumë të rëndësishme pa asnjë shkak dhe pa arsye, duke i kaluar në votim direkt dhe pa diskutim. U pa e arsyeshme që një foltore e tillë të ishte prezent si për deputetët, por pse jo, edhe për qytetarët për të denoncuar të gjitha problematikat dhe për të bërë publike...