Juventusi dështon në Napoli, të kaltrit e Kontes marrin kreun e Serisë A

Juventusi dështon në Napoli, të kaltrit e Kontes marrin kreun e Serisë A

Mbrëmjen e sotme është zhvilluar një nga ndeshjet më të rëndësishme të Serisë A. Napoli ka pritur Juventusin në shtëpi, ku e ka mposhtur me shifrat 2-1. Të kaltrit e kanë gjetur shpejt rrugën e rrjetës. Hojlundi tundi rrjetën që në minutën e 7, duke zhbllokuar kështu herët takimin. Jëlldizi riktheu baraspeshën në minutën e 59, por në të 78-n ishte përsëri Hojlundi ai që ndëshkoi bardhezinjtë dhe i dha fitoren Napolit. Të kaltrit e Kontes arrijnë tashmë në kuotën e 31 pikëve, duke marrë kreun e renditjes në Serinë A. Kujtojmë se titullar në sfidën e sotme ishte edhe Amir Rrahmani, ndërsa në kampin bardhezi Zhegrova u aktivizua në minutën e 82-të./Sport Ekspres/