Atentati që tronditi Elbasanin, Oklid El Ouejdi (‘Kiço’) shpallet në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës

Atentati që tronditi Elbasanin, Oklid El Ouejdi (‘Kiço’) shpallet në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës

Zbulohet emri i personit, që policia e Elbasanit dhe familjarët e biznesmenit Mondi Mëhallës, e kërkojnë si të dyshuar për organizimin dhe financimin e vrasjes së tregtarit të naftës në Elbasan, në datën 30 nëntor 2025. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se nuk bëhet fjalë për një person të huaj, por për një 35-vjeçar nga Elbasani që emrin e ka të ngjashëm me arabët dhe që quhet Oklid El Ouejdi. Në qytetin e Elbasanit ky personazh njihet me nofkën “Kiço” dhe  “Oliver”. Oklid El Ouejdi njihet në qytet dhe si nipi i një personazhi që thirret “Timi” i Elbasanit. Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, ky person është larguar nga Pika Kufitare e Qafë-Thanës, duke mos arritur të lokalizohet dhe verifikohet nga policia kriminale e...