Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Incidenti, avioni i linjës Stamboll – Prishtinë del nga pista
Një incident ajror është regjistruar sot në aeroportin “Sabiha Gokçen” të Stambollit, ku një aeroplan i kompanisë AJet, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga pista menjëherë pas aterrimit. Lajmin e ka konfirmuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi. Avioni me numër fluturimi TKJ76Q / VF102, që operonte linjën Prishtinë–Stamboll, pas prekjes së pistës ka devijuar nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e saj. Sipas autoriteteve, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt përmes shkallëve të jashtme, pa u përdorur rrëshqitësit emergjentë, dhe nuk ka raportime për persona të lënduar. Në një deklaratë, kompania AJet bëri të ditur se aterrimi ishte i rregullt, por avioni ka kaluar në terren të butë për shkak të reshjeve të dendura të shiut...