Skandal fiskal? Trajnimet motivuese të Ermal Mamaqit marrin pagesa me zarf, pa faturë

Skandal fiskal? Trajnimet motivuese të Ermal Mamaqit marrin pagesa me zarf, pa faturë

Një video e publikuar nga emisioni “Piranjat” ka hapur debate të forta mbi mënyrën e faturimit në aktivitetet e motivuesit Ermal Mamaqi. Pamjet tregojnë se gjatë eventit të tij të fundit në Pallatin e Kongreseve, një pjesë e pagesave të pjesëmarrësve janë marrë në dorë, në zarfa, pa u shoqëruar me faturë apo kupon tatimor. Sipas raportimit, pjesëmarrja në trajnime kushton mbi 100 euro për person, por në sportelin e aktivitetit shihen zarfa të mbushur me para të dorëzuar nga pjesëmarrësit. Vajza që qëndron pas sportelit, e regjistruar në video, deklaron se pagesat “cash” janë një praktikë e zakonshme në këto aktivitete dhe se shpesh nuk lëshohet asnjë faturë tatimore. Aktiviteti është zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, në zemër të Tiranës, një nga hapësirat më...