Partizani afrohet me “Final 4”, Tirana drejt rënies nga kategoria, renditja pas dy ndeshjeve të para të javës së 15-të

Partizani afrohet me “Final 4”, Tirana drejt rënies nga kategoria, renditja pas dy ndeshjeve të para të javës së 15-të

Vëmendja kryesore e javës së 15-të ishte padyshim te derbi Tirana-Partizani, ku në fund ishin “Demat” ata që triumfuan 0-2. Me këto tre pikë, të kuqtë shkuan në kuotën e 20 pikëve në vendin e gjashtë, vetëm 3 më pak se Teuta që ndodhet në vendin e katërt. Kjo e fundit u ndal në një barazim 1-1 nga Bylisi në transfertë, me ballshiotët që vijojnë të qëndrojnë në vendin e 8-të që të dërgon në “play out”. Ajo që bie në sy është performanca e dobët e Tiranës, me bardheblutë që vijojnë të qëndrojnë në vendin e fundit me vetëm 7 pikë pas 15 javësh, duke rrezikuar akoma dhe më shumë rënien nga kategoria. Të hënën do të luhen dhe tre takimet e tjera, ku...