Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Italia forcon mbështetjen për Ukrainën, Meloni telefonon Zelenskyn: Gjeneratorë dhe pajisje emergjente drejt Kievit
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, përpara vizitave që ky i fundit pritet të realizojë ditët në vijim në Bruksel, Romë dhe Londër. Meloni e riafirmoi mbështetjen e Italisë për Ukrainën pas sulmeve të fundit ruse. Sipas njoftimit të qeverisë italiane, ajo informoi Zelenskyn se Italia do të dërgojë pajisje emergjente për të ndihmuar infrastrukturën energjetike të vendit dhe popullin ukrainas. “Gjeneratorë të prodhuar nga kompani italiane do të transportohen drejt Ukrainës në ditët e ardhshme”, theksohet në deklaratë. Kryeministrja italiane shprehu gjithashtu përkrahjen e saj për negociatat që janë në zhvillim dhe për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara “për të gjetur një proces që mund të çojë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”. Në...