Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Mbajtën një maratonë ku disa nga femrat pjesëmarrëse garuan pa hixhab, autoritetet iraniane arrestojnë organizatoret
Autoritetet gjyqësore iraniane kanë arrestuar dy organizatore të një maratone të mbajtur në një ishull pranë bregdetit jugor të vendit, pasi u shfaqën imazhe që tregonin gra që merrnin pjesë në garë pa hixhab. Imazhet e postuara në internet nga maratona e së premtes, e cila u mbajt në ishullin Kish dhe tërhoqi rreth 5,000 pjesëmarrëse, treguan disa gra që garonin pa shami koke. Dy nga organizatoret kryesore të tubimit u arrestuan me urdhër arresti, raportoi të shtunën faqja e internetit gjyqësore Mizan. Njëra është një zyrtare në Zonën e Lirë të Kishit, ndërsa tjetra punon për kompaninë private që organizoi tubimin. Gjyqësori njoftoi se janë hapur procedura penale kundër organizatorëve të tubimit, raporton Guardian. Pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme për nevojën për t’u përmbajtur ligjeve...