Analiza e Bloomberg/ SHBA presion mbi BE-në për të mos përdorur asetet e ngrira ruse, ja çfarë po shqyrton Brukseli

Analiza e Bloomberg/ SHBA presion mbi BE-në për të mos përdorur asetet e ngrira ruse, ja çfarë po shqyrton Brukseli

Konfrontimi në Bruksel mbi mënyrën se si do të përdoren fondet e ngrira ruse duket se po hyn në një fazë të re. SHBA-të po përpiqen ta pengojnë Europën që t’i përdorë ato për të financuar Ukrainën. Bloomberg citon diplomatë europianë, sipas të cilëve Uashingtoni u ka bërë thirrje kryeqyteteve europiane, duke u kërkuar atyre të “ngrijnë” planin për t’i dhënë një kredi të madhe Kievit, e cila do të mbulohej nga asetet e bankës qendrore ruse që janë ngrirë në Europë. SHBA-të i konsiderojnë fondet një pikë kritike në negociatat e mundshme të paqes midis Moskës dhe Kievit dhe shprehin shqetësimin se kanalizimi i tyre në përpjekjet e luftës së Ukrainës mund ta zgjasë konfliktin. Megjithatë, në periudhën aktuale, Bashkimi Europian ka paraqitur një...