Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Exclusive/ Nga diktatura staliniste në demokraci, rrëfehet ish-ambasadori amerikan Hill: Shqipëria kishte shumë trauma, një i moshuar më tha…
Muaji dhjetor nuk ka vetëm gëzimin e festave të ndërrimit të viteve, por mbi të gjitha, kujton ndjesinë e ndryshimit të sistemeve, kthesën historike të nisjes të rrëzimit të komunizmit me lëvizjen studentore. Hapja e Shqipërisë me botën demokratike lidhet pa diskutim me Christopher Hill, diplomatin amerikan që u ngarkua me misionin si ambasadori i parë amerikan pas diktaturës në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë diplomatike në rajonin e Ballkanit, Hill është një dëshmitar i drejtpërdrejtë i rrugëtimit të Shqipërisë, nisur nga pika zero e demokracisë deri te realiteti i sotëm 35 vite më vonë, ende me të njëjtat thirrje të Shqipërisë për në Europë. Kristi Gongo: Zoti ambasador faleminderit për kohën për intervistën tejet të çmuar. Së pari, mund të ndani me ne...