Hegseth shpall fundin e ‘utopisë idealiste’: Do t’u japim përparësi interesave praktike të SHBA-ve, aleatët të mbrojnë veten!

Hegseth shpall fundin e ‘utopisë idealiste’: Do t’u japim përparësi interesave praktike të SHBA-ve, aleatët të mbrojnë veten!

Nëse dokumenti i ri strategjik i Shtëpisë së Bardhë sinjalizoi një ndryshim të madh qasjeje, atëherë deklaratat pa dorashka të sekretarit amerikan të Luftës, Pete Hegseth, përbëjnë praktikisht shpalljen zyrtare të kësaj kthese në politikën e jashtme të SHBA-së. Duke folur të shtunën në Reagan Defense Forum, Hegseth shpalli fundin e epokës “së utopisë idealiste” dhe fillimin e periudhës “së realizmit të ashpër”. Ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj politikës së jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë, duke kritikuar madje edhe ish-presidentë dhe gjeneralë me emër. Fokus te hemisfera perëndimore! Ton më i butë ndaj Kinës Në fjalimin e tij, shefi i Pentagonit përshkroi një zhvendosje të theksuar të fokusit ushtarak amerikan drejt Hemisferës Perëndimore. Ai u kërkoi aleatëve “të mbrojnë veten, sepse nuk janë...