Elon Musk shpërthen ndaj BE-së pas gjobës 120 mln euro: Nuk është demokraci, politikanët tuaj janë tradhtarë

Elon Musk shpërthen ndaj BE-së pas gjobës 120 mln euro: Nuk është demokraci, politikanët tuaj janë tradhtarë

ELON MUSK SHBA- Elon Musk ka nisur një sulm të ri ndaj Bashkimit Europian me postime në X, pasi platforma e rrjeteve sociale u gjobit me 120 milionë euro për shkelje të rregullave të transparencës. “Bashkimi Europian nuk është një Demokraci, por më tepër një burokraci e burokratëve të pazgjedhur”, shkroi manjati amerikan. Ai madje ripostoi mesazhin e një përdoruesi tjetër, i cili shkruante: “Është për të qeshur të lexosh të gjitha këto postime nga europianët që u thonë qytetarëve amerikanë të mos ndërhyjnë në politikën europiane. Këta janë të njëjtët europianë që kanë kaluar çdo moment të dekadës së fundit duke folur në mënyrë obsesive kundër Trump!”, duke shkruar mbi postim: “E vërtetë, ka kaq shumë politikanë në Europë që janë tradhtarë të popullit të...