Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Pas grabitjes spektakolare, një tjetër goditje për Luvrin, përmbytja shkatërron qindra dokumente historike
Më 26 nëntor, një përmbytje në bibliotekën e antikiteteve egjiptiane të Muzeut të Luvrit shkaktoi dëmtime të konsiderueshme në qindra libra dhe dokumente, disa prej të cilave datojnë që nga fundi i shekullit XIX. Shkaku i incidentit ishte një rrjedhje uji në sistemin e ngrohjes dhe ventilimit të muzeut, duke nxjerrë në pah gjendjen e përkeqësuar të infrastrukturës së institucionit më të vizituar në botë. Ngjarja vjen vetëm disa javë pas grabitjes së bujshme të bizhuterive, që gjithashtu evidentoi probleme në sigurinë e muzeut. Në një intervistë për BFMTV, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Luvrit, Francis Steinbock, deklaroi se dëmtimet prekin “mes 300 dhe 400 materiale”, ndërsa veprat më të vjetra datojnë nga fundi i shekullit XIX. Sipas tij, bëhet fjalë kryesisht për revista, libra referencash...