Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Tabaku: Paqja fiskale, një aventurë me risk për integrimin
Pas ekspertëve, edhe opozita ka shprehur shqetësim lidhur me nismën për paqen fiskale. Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka vënë në dijeni strukturat e Bashkimit Europian lidhur me rrezikun që mbart një nismë e tillë. Gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus, znj. Tabaku evidentoi dy rreziqet e këtij ligji. “Dy janë rreziqet potenciale. Fillimisht do të fshihen detyrimet e papaguara për ata që kanë abuzuar me ligjin ndër vite. Kjo do të ndodhë duke mos ofruar transparencën e nevojshme se kush janë këto subjekte që do të përfitojnë. Ky rrezik krijon potencial për të dekurajuar dhe për të prodhuar pabarazi në treg. Ndërsa rreziku i dytë lidhet me potencialin për të pastruar para. Opsioni që u jepet biznesve për të deklaruar më...