Oklid El Ouejdi, kush është ‘Kiço’ i Elbasanit që kërkohet për vrasjen e Mondi Mëhallës

Oklid El Ouejdi, kush është ‘Kiço’ i Elbasanit që kërkohet për vrasjen e Mondi Mëhallës

mondi mehalla dhe kico i elbasanit ELBASAN- 8 ditë nga vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, zbulohet emri i personit, që policia e Elbasanit dhe familjarët e biznesmenit, e kërkojnë si të dyshuar për organizimin dhe financimin e vrasjes së tregtarit të naftës në Elbasan, në datën 30 nëntor 2025. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se nuk bëhet fjalë për një person të huaj, por për një 35-vjeçar nga Elbasani që emrin e ka të ngjashëm me arabët dhe që quhet Oklid El Ouejdi. Në qytetin e Elbasanit ky personazh njihet me nofkën “Kiço” dhe  “Oliver”. Oklid El Ouejdi njihet në qytet dhe si nipi i një personazhi që thirret “Timi” i Elbasanit. Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, ky person është larguar nga Pika Kufitare e...