Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Nuk ndalen sulmet ruse ne Ukrainë, goditjet vijnë pas përfundimit të bisedimeve mes delegacioneve
Vetëm pak orë pasi përfunduan bisedimet triditore mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Florida, Rusia nuk ka kursyer sulmet. Por fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për viktima. Bisedimet triditore nuk patën përparime të mëdha. Mediat amerikane bëjnë me dije se diskutimet ishin të vështira dhe pjesa më e ndërlikuar ishte ajo që ka të bëjë me çështjet territoriale. Rusia kërkon që Ukraina të tërhiqet nga disa zona të Donbasit që aktualisht kontrollon, ndërsa SHBA-të po përpiqen të prodhojnë ide të reja që mund të afrojnë palët. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, konfirmoi se bisedimet u mbyllën me një telefonatë dy-orëshe mes tij, të dërguarit amerikan Stiven Uitkof dhe Xhered Kushnerit. Në këtë telefonatë morën pjesë edhe negociatorët ukrainas Rustem Umerov dhe Andri...