Tragjike në Kosovë, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në Klinë! Policia nis hetimet

Tragjike në Kosovë, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në Klinë! Policia nis hetimet

Grupi i kërkimit në fshatin Grabanicë të Klinës ka gjetur këtë të dielë, më 7 dhjetor, trupin e pajetë të një gruaje, e cila mbrëmjen e kaluar ishte raportuar nga familjarët si e zhdukur. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës konfirmoi se trupi u gjet rreth orës 13:15 në lumin e Bardhë, afër urës së fshatit, pas kërkimeve intensive nga njësitë policore. “Mbrëmë rreth orës 19:00, familjarët raportuan se viktima kishte dalë nga shtëpia dhe nuk gjendej. Rasti ishte iniciuar si ‘person i zhdukur’. Sot gjatë kërkimeve, trupi i pajetë u gjet rreth një kilometër larg urës së fshatit,” tha zëdhënësi. Sipas mediave në Kosovë, gruaja ishte shtatzënë. Mjeku ka konstatuar vdekjen në vendngjarje, ndërsa hetuesit policorë dhe prokurori kanë kryer procedurat e para...