Derbi Tirana-Partizani, policia plan masash për garantimin e sigurisë, këto janë akset rrugore që do bllokohen

Derbi Tirana-Partizani, policia plan masash për garantimin e sigurisë, këto janë akset rrugore që do bllokohen

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”. Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga...