Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Derbi Tirana-Partizani/ Policia merr masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, ja rrugët që do të bllokohen
Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes midis Tiranës dhe Partizanit, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”. Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura...