Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë, zyrtari amerikan: Jemi shumë afër, 10 metrat e fundit janë më të vështirat
Një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës është “shumë afër”, deklaroi i dërguari i Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg. Ai tha për Forumit Kombëtar të Mbrojtjes Reagan se përpjekjet për të zgjidhur konfliktin janë në “10 metrat e fundit”, të cilat zakonisht janë më të vështirat. Kellogg identifikoi të ardhmen e Donbasit dhe centralin bërthamor të Zaporizhias si çështjet kryesore të pazgjidhura. “Nëse i zgjidhim këto dy çështje, pjesa tjetër do të shkojë mjaft mirë. Jemi pothuajse atje. Jemi shumë, shumë afër,” tha ai. Një draft fillestar i planit të paqes të SHBA-së parashikonte që Ukraina t’ia dorëzonte Rusisë Donetskun dhe Luhanskun, dy rajonet kryesore të Donbasit, ende nën kontrollin ukrainas dhe ku mijëra ushtarë kanë humbur jetën gjatë mbrojtjes së atdheut. Centrali bërthamor...