Bulqizë, të rinjtë në protestë për 15 vjeçarin Erjon Boba

Bulqizë, të rinjtë në protestë për 15 vjeçarin Erjon Boba

Dhjetra të rinj u mblodhën këtë të dielë në qendër të qytetit të Bulqizës për të protestuar në mënyrë paqësore, pas humbjes tragjike të bashkëmoshatarit të tyre Erjon Boba .Me pankarta në duar dhe me heshtje simbolike, ata kërkuan më shumë siguri, mbrojtje dhe vëmendje ndaj problemeve me të cilat përballen të rinjtë sot. “Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo,” tha një nga pjesëmarrësit, duke theksuar se protesta nuk është vetëm për viktimën, por për të gjithë komunitetin. Protestuesit kërkuan që institucionet të marrin masa më të forta për parandalimin e konflikteve, ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe krijimin e hapësirave ku të rinjtë mund të shprehen e të kërkojnë ndihmë. Protesta u zhvillua qetësisht, duke u kthyer në një thirrje të fuqishme për...