Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ministri i Financave, Petrit Malaj, takim me homologun e Katarit, bashkëpunim ekonomik dhe financiar
Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim në Doha me ministrin e Financave të Shtetit të Katarit, Ali bin Ahmed Al Kuwari, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Doha Forum. Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar ndërmjet Shqipërisë dhe Katarit, me fokus në krijimin e mundësive të reja për projekte të përbashkëta që mbështesin investimet, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ministri Malaj vlerësoi partneritetin me Katarin dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellë. Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin strategjik dhe për të krijuar ura të reja partneriteti mes dy vendeve. ATSH