Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Detaje nga plagosja në Berat: Plumba 37-vjeçarit pas sherrit për parakalimin e makinave
Një sherr i nisur për një parakalim mjetesh ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të një të riu në qytetin e Beratit në orët e para të kësaj të diele. I plagosuri Fabjel Toska (Xhindi), 37-vjeç ka marrë një plumb në bark. Ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar. Një 37-vjeçar është plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës në Berat. Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri midis të plagosurit dhe personave të tjerë në lagjen “Kombinat”. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të natës të kësaj të diele në hyrje të qytetit të Beratit, ku 37-vjeçari Fabjel Toska i njohur edhe si Fabjel Xhindi ishte duke lëvizur me makinë në shoqërinë e një miku të tij. Një...