Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
270 mln euro neto! Salah tundohet nga klubi që e ndjek prej dy vitesh
7 Dhjetor 2025 13:19 Telesport Burime pranë Mohamed Salah bëjnë të ditur se sulmuesi i Liverpool është befasuar nga përpjekja e madhe financiare e Al-Ittihad, që po kërkon ta bindë me një ofertë marramendëse. Klubi saudit i ka propozuar një kontratë trevjeçare me rreth 90 milionë euro neto në sezon, duke e çuar vlerën totale në 270 milionë euro, një shumë që tregon qartë seriozitetin e tyre. Ligat saudite kohët e fundit kanë ofruar kontrata të mëdha për të tërhequr yje ndërkombëtarë, por oferta për Salah është ndër më të lartat e bërë ndonjëherë. Kjo e vendos egjiptianin në qendër të projektit sportiv të Arabisë Saudite dhe e bën atë një prioritet absolut për Al-Ittihad.