Më në fund një lajm i mirë për Edon Zhegrovën! Po vijnë… minutat!

Më në fund një lajm i mirë për Edon Zhegrovën! Po vijnë… minutat!

7 Dhjetor 2025 13:21 Telesport Edon Zhegrova po i afrohet formës së tij më të mirë te Juventusi pas një mungese të gjatë për shkak të pubalgjisë, e cila e ka mbajtur jashtë fushës për rreth nëntë muaj. Edhe pse ka luajtur pak minuta në kompeticione të ndryshme, ai ka treguar shpërthime të talentit që e karakterizojnë, megjithëse ende pa gola apo asiste. Sipas La Gazzetta dello Sport, rikuperimi i tij fizik tashmë është i plotë dhe ai ka arritur ritmin e skuadrës, duke u bërë një mundësi reale për ndeshjen ndaj Napolit. Po ashtu, Zhegrova pritet të jetë plotësisht gati edhe për sfidën e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Pafos.