Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
City-Real Madrid, shkëmbim i bujshëm! Pep ofron Rodrin për talentin e sulmit
7 Dhjetor 2025 13:35 Telesport Pep Guardiola është i mahnitur nga talenti i ri turk, Arda Güler, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij të fundit. Admirimi i tij për mesfushorin e ri ka arritur në atë pikë sa trajneri katalanas i ka propozuar drejtuesve të Manchester City-t idenë e një shkëmbimi të pazakontë. Guardiola, i bindur për potencialin e Gülerit, raportohet se ka sugjeruar mundësinë që City të ofrojë një lëvizje të guximshme për të siguruar shërbimet e tij. Pep është i gatshëm të sakrifikojë edhe një nga lojtarët më kyç të skuadrës, Rodrin, për të bindur Real Madridin. Një propozim i tillë do të trondiste botën e futbollit, duke pasur parasysh rëndësinë e spanjollit në sukseset e City-t. Megjithatë, ideja pasqyron se...