Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Malaj: Paqja fiskale, model italian! Ministri i Financave zbulon se cila do të jetë politika e pensioneve
Ministri i Financave Petrit Malaj e konsideron buxhetin e vitit 2026, si një ndër draftet më të mira, pasi çdo sektor që ka ndikim në jetën ekonomike të vendit ka rritje fondesh. Gjatë një interviste për emisionin E –ZONE në Vizon Plus, Malaj tha se bxuheti mbështetet në 4 shtylla kryesore. “Janë shtylla të cilat mbështeten në mirëqenien sociale të qytetarëve, në qëndrueshmërinë ekonomike, në konsolidimin fiskale si dhe në funksion të procesit të integrimit të Bashkimit Europian. Projektbuxherti i viti që vjen është një ndër më të mirët, pasi teksa planifikojmë të rrisim nivelin e shpenzimeve, këto fonde shtesë nuk vijnë nga rritja e taksave, as nga rritja e borxhit. Paratë vijnë nga mirëadministrimi fiskal. Të gjithë zërat, pa përjashtim, buxhetit të ardhshëm janë...