I kishte vetëm 37 vjet kur u nda nga jeta, sekretet dhe të pathënat e Tefta Tashkos!

I kishte vetëm 37 vjet kur u nda nga jeta, sekretet dhe të pathënat e Tefta Tashkos!

Poeti Lasgush Poradeci (1899-1987) ka qenë mjaft i kursyer në vlerësimin e artistëve bashkëkohës që i ka njohur nga afër. Kur dëgjonte këngët e sopranos Tefta Tashko Koço (1910-1947) ai përsëriste shpesh refrenin karakterizues për personalitetin e saj artistik e të gjithanshëm: “Tefta nuk këndon, por fluturon”. Ky karakterizim shpreh thelbin e përpjekjeve të saj për ta ngritur artin e të kënduarit shqip në nivelet më të epërme dhe për ta përdorur gjithë fuqinë e tij në emancipimin e shumëanshëm të shoqërisë shqiptare përgjatë viteve të trazuar 1927-1947. Tefta përballoi sfida të shumëllojshme. Thënë në gjuhë më sociologjike, ajo fluturoi mbi vështirësitë e shumëllojshme, me energjitë relative të vullnetit, të disiplinës së hekurt në tërë procesin artistik krijues. Më konkretisht: 1. Tefta Tashko ishte talent i lindur,...