Kur Ernesto Sabato vizitoi Shqipërinë/ “Ja pse nuk mund të qëndroj në vilën e ish-diktatorit”

Kur Ernesto Sabato vizitoi Shqipërinë/ “Ja pse nuk mund të qëndroj në vilën e ish-diktatorit”

Ernesto Sabato, shkrimtari i madh argjentinas me origjinë shqiptare, mbërriti në Shqipëri në një ditë të mesit të prillit të vitit 1996. Rinasi, i vetmi aeroport ndërkombëtar në veriperëndim të kryeqytetit shqiptar, priste pasagjerët e tij. Sabato zbriti thjesht, me kapelën e tij, vendosur gjysmë mënjanë, me syze të errëta dhe një pardesy hedhur shkarazi në supet e tij prej shkrimtari. Mbërriti në Shqipëri në një moshë kur vitet nuk premtojnë ndërmarrje të tilla që duan guxim dhe aventurë. Shkronjësi i karaktereve të paharruar të Martin Bruno, Juan Pablo, kishte mbërritur në Tiranë, pasi kishte kaluar në Paris, ku ishte ambientuar me klimën e kontinentit plak për të qenë paskësaj i pranishëm në një ceremoni që do t’i dorëzonte çmimin ndërkombëtar “Kadare’ . ”Jam shumë...