Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
20-vjeçari merrte foto personale njerëzve dhe i shantazhonte, arrestohet në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Online Threat”, një aksion i përbashkët mes Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Forcës së Posaçme Operacionale, me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme në hapësirën kibernetike. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave të mashtrimit dhe shantazhit përmes rrjeteve sociale. Sipas hetimeve, i riu dyshohet se gjatë një periudhe rreth dyjavore ka krijuar profile false në një rrjet social, përmes të cilave komunikonte me shtetas të ndryshëm dhe siguronte prej tyre foto personale. Më pas, duke përdorur metoda mashtrimi dhe presioni psikologjik, ai u kërkonte viktimave shuma që varionin nga 500 deri në 1000 euro, në mënyrë që fotot të mos...