Puka po shpopullohet frikshëm/ Zëvendëskryebashkiaku: Në 12 vite janë regjistruar 9.500 largime

Puka po shpopullohet frikshëm/ Zëvendëskryebashkiaku: Në 12 vite janë regjistruar 9.500 largime

Puka mbetet ndër qytetet e cila është prekur masivisht nga emigrimi. Vetëm nga shifrat zyrtare janë 9.500 banorë të larguar që kanë emigruar ose janë vendosur në qytete të tjera në 12 vitet e fundit. Zëvendëskryetari i bashkisë Pukë, Ferit Ringaj thotë se fshatrat po braktisen totalisht ndërsa largime të mëdha ka edhe brenda qytetit të Pukës, kjo për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë në këto 15 vitet e fundit. “Për ne është një situatë shqetësuese sepse kemi fshatra të braktisur totalisht nga popullsia ose ata banorë që kanë mbetur aty janë mosha e mesme e lartë ose mosha e tretë. E kemi ngritur edhe ne si shqetësim edhe në institucione qëndrore dhe kudo tjetër por realiteti është i hidhur dhe kjo ka...