Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Atentati në Shkodër/ Kapet 17-vjeçari, bashkëpunëtor i autorit që shkaktoi 2 viktima
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 17-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i dyshuar i autorit të atentatit të 8 shtatorit në qendër të qytetit. I arrestuari është shtetasi me iniciale D.N. Ngjarja e rëndë solli humbjen e jetës së Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso, shënjestra e dyshuar e sulmit dhe një kamariere. I mituri u ndalua nga forcat “Shqiponja” gjatë një kontrolli rutinë, ku iu gjetën disa doza kokaine. Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ai kërkohej gjithashtu edhe për vjedhjen e një motori në muajin gusht. Pritet të përcaktohet cilat akuza do të formalizojë Prokuroria e Shkodrës ndaj 17-vjeçarit në vijim.