Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Do të këndojë bilbili, te bliri Kostandinës”, Agron Llakaj bën veprën e veçantë në nderim të bashkëshortes
Aktori dhe moderatori i Fake Off në Vizion Plus Agron Llakaj ka prekur zemrat e të gjithëve me dedikimin e ndjerë që ka bërë për bashkëshorten e tij të ndjerë, Kostandinën. Në kujtim të 65-vjetorit të saj të lindjes, Llakaj së bashku me dy fëmijët kanë mbjellë një bli në parkun e Liqenit të Tiranës. Mes rreshtave, thurrur një poezi të ndjerë, aktori shkruan “Do të këndojë bilbili, te bliri Kostandinës”. Postimi i Agron Llakajt: Kostandinës së shtrenjtë dhe të shenjtë në 65 vjetorin e Saj. Në ditëlindjen tënde ndezëm një qiri. Në vend të një tufë luleje, të përjetësuam me një bli. Pylli i liqenit sot shtuar është me Ty… bliri i bukur lastar i njomë, pemë e lartë do rritet, plot hijeshi dhe...