Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Merr flakë një klub nate në Indi/ 25 persona humbin jetën nga asfiksimi, mes tyre edhe disa turistë
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në një zjarr që ra në një klub nate në Goa, një shtet indian i njohur për jetën e natës dhe turizmin. Midis viktimave të zjarrit, i cili shpërtheu rreth mesnatës, disa ishin turistë. “Sot është një ditë shumë e dhimbshme për të gjithë ne në Goa”, tha kryeministri i Goas, Pramod Sauant. “Vizitova vendin e incidentit dhe kam urdhëruar një hetim për këtë incident. Ata që gjenden përgjegjës do të përballen me masat më të rrepta sipas ligjit – çdo neglizhencë do të trajtohet me vendosmëri”, shtoi ai. Dyshohet se zjarri filloi në katin e parë dhe më pas përfshiu pjesën tjetër të ndërtesës. Sipas një hetimi paraprak nga policia shumica e atyre që vdiqën ishin bllokuar...