“Më jep 1 mijë euro”/ I kërcënonte me fotot personale në rrjete sociale, vihet në pranga 20-vjeçari në Tiranë

“Më jep 1 mijë euro”/ I kërcënonte me fotot personale në rrjete sociale, vihet në pranga 20-vjeçari në Tiranë

Një 20-vjeçar është vënë në pranga pasi mashtronte shtetas të ndryshëm duke u kërkuar nga 500 deri në 1000 euro, për të mos publikuar në rrjetet sociale fotot e tyre personale. Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën kibernetike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Online Threat”. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, për një periudhë rreth 2-javore, në një rrjet social hapte profile false dhe, gjatë komunikimit me shtetas të ndryshëm, siguronte prej tyre foto personale. Më pas, nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit, u kërkonte shuma monetare nga 500...