Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tragjedia me 18 të vdekur nga fundosja e anijes në Kretë/ Nis transportimi i trupave në një qytet tjetër, shkak mungesa e hapësirës në morg
18 emigrantë humbën jetën pas mbytjen së një anijeje në jug të Kretës, ndërsa të mbijetuar janë vetëm dy të rinj të moshës 16 dhe 20 vjeç, me kombësi egjiptiane, të cilët po trajtohen në spital. Autoritetet po përpiqen të transportojnë trupat e 18 emigrantëve që humbën jetën pas mbytjes së një anijeje në jug të Kretës. Dy të mbijetuar, 16 dhe 20 vjeç, me kombësi egjiptiane, po trajtohen në spitalin e Ierapetrës në gjendje të qëndrueshme. Sipas medias greke, për shkak të mungesës së hapësirës në morgun e spitalit, trupat u transportuan me kamion frigorifer në Heraklion, ku filloi procesi i autopsisë. Ngjarja ndodhi pas qëndrimit të pasagjerëve në det gjatë një nate përpara motit të keq Byron, e cila mund të ketë kontribuar...