Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës, arrestohet bashkëpunëtori i mitur Danjel Ndreu
Policia e Shkodrës ka arrestuar Danjel Ndreun, 17-vjeçarin, i cili ishte shpallur në kërkim policor si bashkëpunëtor i Ragib Gilës për atentatit të 8 shtatorit në Shkodër, mëson gazetari Eraldo Harlicaj. Në atentatin në qendër të qytetit humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa mbeti i plagosur Erogen Vaso, shënjestër e sulmit, dhe Meri Kaceri, kamariere. Ndreu u kap nga forcat “Shqiponja” në një kontroll rutinor ku u kap me disa doza kokainë. Ai u shoqërua në komisariatin e policisë së Shkodrës. Po ashtu, i mituri ishte në kërkim dhe për vjedhjen e një motori në gusht të këtij viti. Mbetet për tu parë akuza që do të ngrejë Prokuroria e Shkodrës në lidhje me Ndreun. Lexo edhe: Masakra e Shkodrës/ Ragip Gila nuk...