Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Pa Rusinë në tryezë nuk mund të ketë paqe reale’/ Braci: Lufta në Ukrainë po zbulon edhe dështimin e sigurisë europiane
Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Melisa Braci, e ftuar në edicionin e mesditës në Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, deklaroi se format e fundit të ndërhyrjeve dhe sulmeve po ndodhin me një frekuencë të pazakontë, çka sipas saj ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë europiane. Braci u shpreh se këto ndërhyrje mund të vijnë kryesisht nga Rusia, por nuk përjashtoi as mundësinë e dështimeve të sistemit të sigurisë apo edhe një lloj bashkëpunimi mes shteteve. Ajo theksoi se nuk dëshiron të bjerë në teori konspirative, por shtoi se ngjarje të tilla nuk mund të përsëriten kaq shpesh pa një shkak më të thellë. Sipas saj, këto veprime janë pjesë e një strategjie lufte dhe shihen si të pranueshme nga pala që lufton, me synimin për të...